Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Biznesmeni brazilian ia trashëgon Neymarit pasurinë 1 miliard dollarëshe, edhe pse nuk e ka takuar kurrë
4 Shtator 2025 9:57 Alfred Lleshi Një biznesmen 31-vjeçar nga Porto Alegre ka tronditur Brazilin duke emëruar Neymarin si trashëgimtar të vetëm të pasurisë së tij, e cila vlerësohet rreth 6.1 miliardë realë (rreth 1 miliard dollarë). Testamenti u regjistrua zyrtarisht më 12 qershor 2025, pavarësisht se biznesmeni nuk ka lidhje familjare apo profesionale me yllin e futbollit. Ai e shpjegoi vendimin si një shenjë admirimi dhe lidhjeje emocionale. “Më pëlqen Neymar, ndihem shumë i lidhur me të”, – tha ai, duke theksuar vlerat e rralla që sheh te sulmuesi brazilian dhe marrëdhënien e ngushtë me babanë. Përfaqësuesit e Neymarit kanë deklaruar se ende nuk kanë marrë ndonjë njoftim zyrtar për trashëgiminë. Historia ka kapluar Brazilin, duke bërë që shumë të pyesin nëse është një akt i...