Sipas ekspertëve këto janë 4 vitaminat që duhet t’i merrni patjetër në vjeshtë

Sipas ekspertëve këto janë 4 vitaminat që duhet t’i merrni patjetër në vjeshtë

Ka nisur stina e virozave, gripit e të ftohtit dhe bashkë me të edhe kujdesi i shtuar për të mbrojtur organizmin. Ekspertët vënë theksin si gjithnjë tek vitaminat, ushqyerja e shëndetshme madje edhe suplementet në raste të caktuara. Më poshtë kemi renditur 4 nga vitaminat që ju duhen patjetër për të qenë në formë këtë vjeshtë. Vitamina A Vitamina A ose retinoli është një ushqyes dhe antioksidant shumë i rëndësishëm për mbarëvajtjen e shëndetit dhe të gjithë organizmit. Ndihmon në shëndetin e syve dhe forcon sistemin imunitar në mënyrë që të luftojë sëmundjet e viruset. Këtë vitaminë përveçse në formën e suplementeve mund ta merrni edhe nëpërmjet ushqimeve të stinës. Në këtë periudhë mund të konsumoni më shumë patate të ëmbla, lakra, karota ose mishi i...