Trajneri i Argjentinës përlotet për Messin: Të shihja kampion bote, emocion i papërshkrueshëm (video)

Trajneri i Argjentinës përlotet për Messin: Të shihja kampion bote, emocion i papërshkrueshëm (video)

4 Shtator 2025 8:40 Alfred Lleshi Lionel Scaloni u emocionuanë konferencën për shtyp, në prag të ndeshjes ndaj Venezuelës, teksa foli për Leo Messin: “Për kohën që kam luajtur me të, ta kisha shok skuadre dhe t’i jepja topin ishte diçka e mrekullueshme. Pastaj, të ishim bashkë në Botërorin e Katarit dhe ta shihja ta fitonte, ishte emocionuese. Me kalimin e kohës, kjo do të vlerësohet edhe më shumë. Ndoshta nesër nuk do të jetë ndeshja e tij e fundit në Argjentinë, sepse do të përpiqemi të luajmë një tjetër në të ardhmen, ngaqë e meriton. Kur hyn në fushën e stërvitjes, ka diçka që nuk e kam parë tek askush tjetër, e kam fjalën për atë që sjell si njeri. Ka qenë dhe vazhdon të...