Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
“Futbolli nuk i ndal dot luftërat”; Ceferin kundër përjashtimit të klubeve dhe lojtarëve
Presidenti i UEFA-s nuk u shpreh qartë për ndalimin e pjesëmarrjes së klubeve izraelite dhe lojtarëve të tyre në kompeticionet europiane, edhe pse disa ekipe e kanë sugjeruar këtë, ndonëse pranoi se ajo që po ndodh me civilët në Gaza e prek personalisht. “Më vret shumë, është e pamundur të vazhdoj t’i shoh këto gjëra. Nga një këndvështrim tjetër, nuk jam pro ndalimit të pjesëmarrjes së sportistëve. Fundja, çfarë mund të bëjë një sportist që qeveria e tij ta ndalojë luftën? Është shumë, shumë e vështirë. Tani, ndalimi për ekipet ruse është, mendoj, tri vite e gjysmë. A u ndal lufta? Jo. Pra, për momentin, nuk e di. Duhet të them se, me situatën në Rusi dhe Ukrainë, pati një presion shumë të fortë politik. Tani ka...