Skuadra e një fshati peshkatar në Suedi, Mjallbi, po shkon drejt titullit kampion

Skuadra e një fshati peshkatar në Suedi, Mjallbi, po shkon drejt titullit kampion

Adriatik BALLA Befasi prodhohen në futbollin suedez. Kushdo që e kërkon stadiumin e liderit të ligës, Mjallby AIF, në fshatin jugor suedez të peshkimit, Hallevik, nuk do të ketë nevojë të kërkojë shumë larg. “Ne luajmë ku bota përfundon dhe ku deti fillon”, është përshkrimi i klubit në stadiumin vendas, të njohur me emrin Strandvallen. Nëse çdo gjë shkon si duhet, Mjallby do ta festojë titullin e parë të kampionit, plotësisht të papritur, për pak javë. Halleviku, fshati në jug të Suedisë, ka 1485 banorë, por ka 10 mijë pulëbardha deti. Mjallby fqinj, ashtu si quhet edhe klubi, ka popullsi prej vetëm 1379 banorësh. Por klube të mëdha si Malmo, AIK e Goteborg qëndrojnë pas tyre. Pas fitores 1:0 në fundjavë ndaj Halmstadit, Mjallby ka...