Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Politika sfidon artin! Turqia ndaloi koncertin e këngëtarit francez për mbështetje ndaj Izraelit
Autoritetet turke njoftuan sot se kanë ndaluar koncertin e planifikuar të këngëtarit francez Enrico Macias në Stamboll të premten, pas thirrjeve për protesta kundër artistit për shkak të qëndrimeve të tij pro-izraelite në luftën e Gazës. Artisti 86-vjeçar, me origjinë algjeriano-hebreje, ka mbrojtur vazhdimisht përgjigjen e Izraelit ndaj sulmit ndaj tij nga Hamasi më 7 tetor 2023. “Gjithmonë kam kënduar për paqen midis hebrenjve dhe myslimanëve. Gjithmonë. Unë jam hebreu i parë që bashkon hebrenjtë dhe myslimanët”, tha ai në një intervistë me rrjetin francez Ledend që u transmetua në mesin e gushtit. “Problemi im është se unë nuk e mbështes dhunën e terroristëve. (…) Dhe nëse ka pasur dhunë nga ana izraelite, kjo ishte për shkak të Hamasit “, shtoi ai, duke sqaruar se...