Qëndrimi i Shpendit, drejtori sportiv i Cesenas: Disa ekipe në garë për të, por e mbajtëm

Qëndrimi i Shpendit, drejtori sportiv i Cesenas: Disa ekipe në garë për të, por e mbajtëm

Cristjan Shpendi qëndroi te Cesena, edhe pse disa skuadra mjaft të njohura ishin në garë për shërbimet e tij. Për Shpendin ka folur së fundmi drejtori sportiv i ekipit italian, Flavio Fusko. “Ne i jemi përmbajtur planit të klubit, i cili ishte të ndërtonim një ekip që mund të zhvillojë lojtarët e tij brenda një buxheti të paracaktuar.  Transferime? Nuk kemi pasur kurrë nevojë të shesim. Kishte interes për Shpendin, Bertin dhe Klinsmanin. Ne thjesht i grumbulluam ofertat, por kurrë nuk i shqyrtuam ato ose nuk i shtymë më tej”,-tha Fuskoja.