Kroacia bllokon një ngarkesë me pjeshkë nga Shqipëria, përmbajtje e lartë nikeli në fruta…

Kroacia bllokon një ngarkesë me pjeshkë nga Shqipëria, përmbajtje e lartë nikeli në fruta…

Një tjetër ngarkesë me produkte bujqësore shqiptare është bllokuar nga autoritetet evropiane për tejkalim të normave të lejuara të substancave të rrezikshme. Këtë herë është Kroacia vendi që ka ndaluar në doganë një ngarkesë me pjeshkë të eksportuara nga Shqipëria, pasi analizat laboratorike kanë zbuluar përmbajtje të lartë të nikelit, një substancë e rrezikshme për shëndetin e njeriut. Lajmi është konfirmuar nga Sistemi i Alarmit të Shpejtë për Ushqimin dhe Ushqimin për Kafshë (RASFF), i krijuar nga Bashkimi Evropian për të siguruar ndërveprim të menjëhershëm mes vendeve anëtare në rast rreziku për sigurinë ushqimore. Në njoftimin zyrtar të publikuar në faqen e RASFF, thuhet se pjeshkat shqiptare janë klasifikuar si produkte me “risk potencial” për konsumatorin, duke shënuar Shqipërinë si vend origjine dhe Kroacinë si...