“Berisha gatuan grosh, Muli e shet”, Sula shigjeton opozitën: PD po shkatërrohet, vetëm interesa personale, jo..

“Berisha gatuan grosh, Muli e shet”, Sula shigjeton opozitën: PD po shkatërrohet, vetëm interesa personale, jo..

Dashnor Sula, i ftuar në një emision televizib, foli për situatën ku ndodhet, sipas tij, Partia Demokratike dhe opozita në tërësi. “Opozita është pothuajse zero nga 11 maji. Opozita ndjek çfarë bën qeveria, për të bërë ndonjë lajm. Vetë nuk ka çfarë bën. Opozita sulmon ato që ka target të vetët personal. Edhe për inceneratorin e Elbasanit, kur flisja unë, të tjerët nuk e hapnin gojën se kanë interesa. Kur nuk ka opozitë, Rama është në luks”, tha Sula. “Rama bën çfarë të dojë, ndërkohë që opozita e ka mendjen te armiqtë e brendshëm, te privilegjet, te përjashtimet e ne të tjerëve nga Kryesia, nga grupi parlamentar”, shtoi Sula. Më tej, Dash Sula theksoi se opozita po kthehet në një kioskë. “Nga një sh.a. me...