Milan nuk e ka mbyllur ende merkaton, Tare po punon edhe për një transferim të fundit me kosto zero

Milan nuk e ka mbyllur ende merkaton, Tare po punon edhe për një transferim të fundit me kosto zero

3 Shtator 2025 20:03 Telesport Edhe pse ka shpenzuar mbi 164 milionë euro, Milan duket se ende nuk e ka mbyllur merkaton. Gazetari Alfonso Sciascia tregon se Igli Tare është në negociata me ish-mbrojtësin e Arsenalit, Takehiro Tomiyasu. 26-vjeçari japonez mund të luajë si qendërmbrojtës ose edhe si mbrojtës në ty krahët. Ai mund të jetë një alternativë e mirë për trajnerin Max Allegri gjatë sezonit. Dyshimi i vetëm që ekziston te drejtuesit e kuqezinjve është fakti që japonezi ka vuajtur nga një dëmtim i gjatë në shpinë dhe janë në mëdyshje për formën e tij fizike. Por, fakti që japonezi mund të vijë si lojtar i lirë, është një mundësi e mirë që drejtuesit e Milanit po e shqyrtojnë.