Teikesira, mbrojtësi portugez firmos për Dinamon

Teikesira, mbrojtësi portugez firmos për Dinamon

Dinamo vuajti në Conference League për mbrojtës qëndre ndërsa sot klubi ka zyrtarizuar firmën me mbrojtësin portugez Andre Teikesira. I formuar te Porto 32 vjeçari përveç disa skuadrave në Portugali, ka luajtur edhe në Izrael, Greqi dhe së fundi në Qipro. Dinamo Siti shkruan: Mirë se vjen Andre Teixeira! Klubi i Dinamo City ka kënaqësinë të njoftojë zyrtarisht arritjen e marrëveshjes me mbrojtësin portugez Andre Teixeira. Lojtari 32-vjeçar ka firmosur kontratën dhe është gati për t’u vënë nën urdhrat e trajnerit Ilir Daja. Presidenti Adrian Bardhi, i pranishëm në prezantimin e portugezit, bën goditjen e radhës, duke fuqizuar edhe mbrojtjen e skuadrës dinamovite, pas blerjeve të bëra më parë. Andre Teixeira vjen te Dinamo City me një eksperiencë të konsiderueshme. Ai është formuar te Porto...