Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Nuk ndihem në faj për Bajramin”/ Silvinjo: Broja është mirë, por duhet të fitojë eksperiencë
Trajneri i Shqipërisë, Silvinjo foli në konferencë për shtyp, në prag të miqësores me Gjibraltarin. Tekniku kuqezi deklaroi se gjendja e Armando Brojës është shumë e mirë, por lojtari duhet të luajë për të fituar eksperiencë. Në lidhje me largimin e Adrian Bajramit, Silvinjo theksoi se nuk ndihet fajtor. “Broja është shumë mirë. Nuk ka probleme. Broja e di që duhet të luajë sa më shumë. Është lojtar i ri dhe duhet të jetë në fushë për të fituar eksperiencë. Ndryshoi ekip. Është një jetë e re dhe një metodologji e mirë për të. Është duke u përmirësuar. Po stërvitet normalisht. Është në gjendje optimale. Me Letoninë është një ndeshje normale. Nuk jemi në presion. Jemi mësuar me të tilla. Nuk kemi shans tjetër nëse...