Petro Koçi flet për kabinetin e ri qeveritar: Do të ketë prurje të reja, fokusi mbetet integrimi

Petro Koçi flet për kabinetin e ri qeveritar: Do të ketë prurje të reja, fokusi mbetet integrimi

Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi, ka dhënë një koment mbi pritshmëritë për përbërjen e qeverisë së re pas zgjedhjeve të ardhshme dhe drejtimet që ajo duhet të ndjekë. Në një intervistë për News24, Koçi tha se pret një qeveri të kombinuar mes konsolidimit të sektorëve ekzistues dhe emrave të rinj, duke theksuar stilin e veçantë të kryeministrit Rama për të sjellë surpriza. “Unë besoj se do jetë një qeveri që do konsolidojë disa sektorë, por do ketë edhe prurje të reja. Edi Rama e ka pasion surprizën. Unë besoj se do ketë një gjë të kombinuar,” u shpreh Koçi. Ai gjithashtu komentoi edhe përbërjen e Asamblesë Kombëtare të PS-së, duke lënë të kuptohet se ish-deputetët që nuk janë më pjesë e Kuvendit nuk do...