Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
Dyshime: A ishte Shekspiri grua?
Dyshimet nëse Uilliam Shekspiri, i ka shkruar vërtetë veprat që njihen ende sot si të tijat, janë aq të vjetra sa edhe vetë veprat e tij. Frensis Bejkë, Kristofer Marlou; dhe Eduard de Ver, konti i 17-të i Oksfordit, vazhdojnë të kryesojnë teoritë e konspiracionit. Nga Elizabet Uinkler Në kundërpërgjigje, studiuesit ortodoksë të Shekspirit janë të fiksuar pas dogmatizmit të tyre. Por, a ka menduar dikush ndonjëherë që të hipotetizojë që krijuesi i atyre personazheve, gra të jashtëzakonshme në veprat e Shekspirit, të mund të ketë qenë në fakt një grua? Dhe kush mund të ishte ajo? Kritiku letrar Xhon Raskin është shprehur: ”Shekspiri nuk ka heronj, ai ka vetëm heroina”. Dhe një numër i madh i këtyre heroinave, refuzojnë t’u binden rregullave të kohës....