Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Bie në prangat e policisë 39-vjeçari/ Nxiste tre të mitur të kryenin vjedhje, në disa zona në kryeqytet
Një 39-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi nxiste tre të mitur të kryenin vjedhje në disa zona të kryeqytetit. Bëhet me dije se i ndaluari, është i dënuar më parë për të njëjtin krim, për të cilin shtynte të miturit. Blutë kanë sekuestruar sende të vjedhura dhe sende që dyshohet se i shërbenin të arrestuarit, për të konsumuar lëndë narkotike. Njoftim i Policisë: Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, si rezultat i punës hetimore, për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetasit e implikuar në vjedhje, kapën në kuadër të operacionit “Nxitësi”, shtetasin e shpallur në kërkim, Xh. H., 39 vjeç. Ai dyshohet se ka shtyrë në mënyrë të përsëritur, 3 shtetas të moshave 12 dhe 13 vjeç, për të kryer vjedhje të...