Rama njofton heqjen e depozitave të ujit nga pallatet: Mund të kthehen burim katastrofash

Rama njofton heqjen e depozitave të ujit nga pallatet: Mund të kthehen burim katastrofash

Teksa prezantoi Operatorin Kombëtar për Prodhimin e Ujit, kryeministri Edi Rama tha se shumë shpejt do të nisin edhe me planin për heqjen e depozitave nga pallatet. Kreu i qeverisë theksoi se ato mund të bëhen burim katastrofash. “Kjo është dhe koha për të nisur me planin e heqjes së depozitave që janë kthyer në pesha të jashtëzakonshme mbi pallate të ndërtuara, ku e ku më parë dhe që largqoftë mund të bëhen dhe burim katastrofash”, tha Rama. Kreu i qeverisë tha se do të ndërhyhet me plan masash për të ndalur abuzimet, që kryesisht janë për qëllime fitimi, si lavazhet. “Uji në qiell është diçka tjetër dhe në rubinet diçka tjetër. Në momentin kur futet në sistem, kthehet nga prodhimi i natyrës, në prodhim...