Premier League “mbret” i merkatos, mbrojtësi kampion bote shpjegon arsyen pse më të mirët vijnë në Angli

Premier League “mbret” i merkatos, mbrojtësi kampion bote shpjegon arsyen pse më të mirët vijnë në Angli

Si çdo vit, Premier League ishte mbreti i padiskutueshëm i merkatos. Shpenzimet tejkaluan 3.2 miliardë euro: më shumë se të gjitha katër ligat e tjera kryesore së bashku. Mbrojtësi i Chelsea, Marc Cucurella, i intervistuar nga “AS”, u përpoq të shpjegonte arsyen. “Mendoj se shpërndarja e parave në Angli është më e drejtë. Për shembull, ekipet e ngjitura në kategori marrin shumë para dhe kjo u lejon të gjitha ekipeve të nënshkruajnë me lojtarë të shkëlqyer, duke qenë të barabartë në fushën e lojës”, tha Cucurella. “Kjo është arsyeja pse çdo ndeshje në Premier League është një betejë. Sunderland, i ngjitur në kategori, investoi 200 milionë euro në lojtarë dhe Crystal Palace nënshkroi dy nga më të mirët e La Liga, Yeremy dhe Uche. La...