Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
“Zgjodha Bayern pasi është një nga klubet më të mëdha në botë, këtu synoj të tjerë trofe”
3 Shtator 2025 13:52 Telesport Transferimi i Nicolas Jackson te Bayern Munich më në fund u realizua. Chelsea ishte përpjekur ta bllokonte marrëveshjen në minutën e fundit pas dëmtimit të Delap, aq sa lojtari, pasi sapo kishte mbërritur në Bavari, dukej i gatshëm të kthehej në Londër. Por, në fund gjithçka shkoi mirë dhe sulmuesi u prezantua për mediat. “Jam shumë i lumtur që jam pjesë e këtij klubi të madh. Bayern është një nga klubet më të mira në botë”, tha Jackson. “Të gjithë i njohin emrat e legjendave që kanë luajtur këtu dhe e dinë se ky klub është sinonim i suksesit të madh. Kam qëllime dhe ëndrra të mëdha këtu dhe do të jap gjithçka për të ndihmuar Bayern të fitojë më...