Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Bllokohen katër automjete në Kukës, një i arrestuar dhe tre të procedua për parkime të gabuara
Kukës/Patrullime në të gjithë territorin e qarkut, për të konstatuar parkimet e gabuara, që bëhen shkak për pengimin e lëvizjes së përdoruesve të rrugës.Për këtë paligjshmëri, arrestohet 1 shtetas dhe procedohen penalisht 3. I arrestuari, automjetin me të cilin kishte penguar lëvizjen, e drejtonte pa leje.Bllokohen 4 automjetet.Policia Rrugore e Kukësit, krahas punës për parandalimin e aksidenteve dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit, që janë burim i ngjarjeve me pasoja për shëndetin dhe jetën e përdoruesve të rrugës, po kryen kontrolle, me objektiv evidentimin e rasteve të pengimit të qarkullimit, nëpërmjet parkimit të gabuar të mjeteve. Si rezultat i kontrolleve, u goditën 4 raste të kësaj paligjshmërie, për të cilat shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës arrestuan shtetasin E. G., 28 vjeç, dhe...