Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
Distopia dhe utopia në romanin “Bërja e shkretëtirës” të Ahmet Selmanit
Romani “Bërja e Shkretëtirës” i Ahmet Selmanit sjell një reflektim të thellë mbi autoritarizmin dhe pasojat e tij shkatërruese në shoqëri dhe individ. Duke përdorur elemente të fuqishme të letërsisë distopike, Selmani ndërton një realitet ku diktatura, boshllëku shpirtëror dhe zvetënimi moral dominojnë. Ky roman mund të konsiderohet një pikënisje për zhanrin distopik në letërsinë shqiptare, duke e zhvendosur fokusin nga një utopi e pretenduar drejt një distopie të errët dhe shkatërrimtare. Nga Hajriz Sejdiu Distopia dhe utopia: Një kundërvënie themelore Distopia përkufizohet si një shoqëri imagjinare, çnjerëzore dhe e frikshme, një antonim i utopisë – idealit të një shoqërie të përsosur, siç e përshkroi Thomas More në veprën e tij “Utopia” (1516). Letërsia distopike, që shërben si kritikë ndaj ideve utopike, eksploron efektet shkatërrimtare...