Prezantimi i Operatorit të Ujit, Balluku: Organizimi do bëhet në katër rajone

Prezantimi i Operatorit të Ujit, Balluku: Organizimi do bëhet në katër rajone

MinistrjaBelinda Balluku shpjegoi se si do funksionojë OPU, Operatori Kombëtar i Prodhimit të Ujit. “Duke ndarë njëherë e mirë përgjegjësinë mes prodhuesit, shpërndarësit dhe në të ardhmen dhe furnizuesit. Në fazeën e dytë do qëndrojmë në ndarjen në dy komponentet, prodhim dhe shpëndarje dhe në janar 2027 do ndahet shpërndarësi te kompanitë e shpërndarësit dhe furnizuesit.” U ndal te disa të dhëna të rëndësishme, sa i takon numrit të burimeve që kemi në vend. “Kemi 1 175 sisteme ujësjellësi me 1602 burime të ujit të pijshëm”, tha Balluku. “Nga 584 janë burime malore, kemi 589 sisteme pompimi dhe 584 sisteme gravitacionale. Të gjitha zonat që janë të furnizuara me sisteme pompimi siç është Durrësi, janë ndërmarrjet me koston më të lartë”, shtoi më tej. Struktura...