Sulmuesi i talentuar: Nuk e kam vënë kurrë në dyshim se do të qëndroja tek Inter

Sulmuesi i talentuar: Nuk e kam vënë kurrë në dyshim se do të qëndroja tek Inter

Ka qenë një javë ëndrrash për Francesco Pio Esposito. Të dielën e kaluar ai debutoi në Serie A për Inter dhe tani ka mundësinë të përmbushë një ëndërr të jetës, duke dalë në fushë për herë të parë me skuadrën e Italisë, e cila po përgatitet për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës 2026 kundër Estonisë dhe Izraelit. “Sigurisht që gjithçka po ndodh shumë shpejt. Jam shumë i lumtur që jam këtu për grumbullimin tim të pare. Është një ndjenjë e madhe“, tha ai në një konferencë për shtyp nga kampi stërvitor në Coverciano. “Ky është një moment shumë pozitiv, por në futboll gjithçka mund të ndryshojë shpejt dhe ke nevojë për një ekuilibër të madh“, tha Espozito, emri i të cili është përfolur shumë...