Rexhep Ismajli: Kohët e foljeve dhe gjuhësia tekstore

Rexhep Ismajli: Kohët e foljeve dhe gjuhësia tekstore

Nga Rexhep IsmajliSi edhe njësitë e tjera të kodit gjuhësor të caktuar, edhe foljet dhe kohët e tyre, mund të aktualizohen në ligjëratë bashkë me njësi të tjera, pra në bashkekzistencë sintagmatike me klasët e tjera. Për këtë arsye çdo studim i kohëve të foljeve duhet të niset nga tërësia e tillë, pra nga kodi dhe nga ligjërata. Informacioni që duhet të komunikohet përmes gjuhës është i organizuar në atë mënyrë që çdo njësi gjuhësore në të njëjtën kohë bart më shumë ose të paktën një njësi informative. Ky fakt e bën edhe më tëv ështirë studimin e funksioneve të nëjsive përmes klasave, sepse përnga ky kriter ndryshimet janë jo të vogla.Përnga informacioni kohët e foljeve dallojnë midis tyre jo vetëm përsa i përket raportit...