Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Zbulohet pse Bajrami braktisi Shqipërinë për Zvicrën, dyshohet se Silvinjo nuk e planifikonte si titullar
=Adriatik BALLA Shumica e lojtarëve shqiptarë që kanë dalë nga akademitë e klubeve të ndryshme europiane zgjedhin të luajnë ose për Shqipërinë, ose për Kosovën. Më pak zgjedhin të luajnë për vendet e tjera, por pothuajse asnjëri që zgjidhte Shqipërinë nuk kthehej më pas. Megjithatë, rasti i Adrian Bajramit ka shokuar. Në fakt, Bajrami është dashur të jetë duke ushtruar së bashku me lojtarët e tjerë të Shqipërisë në kampin përgatitor në Malaga. 23-vjeçari ishte në listën e selektorit Silvinjo për miqësoren me Gjibraltarin dhe ndeshjen kualifikuese me Letoninë. Bajrami tashmë ka debutuar me kuqezinjtë dhe i ka luajtur tri ndeshje. Por, papritur vendosi ta refuzojë ftesën e Silvinjos. Ai ka vendosur që në të ardhmen të luajë për përfaqësuesen e Zvicrës, vend ku është...