Burimi:
Sportekspres.com

Foto © Sportekspres.com
Pritej vetëm firma, portieri i Meksikës shkoi për të pirë një kafe dhe “u zhduk” papritur
Ka dështuar kalimi i Gijermo Oçoas te Burgosi. Portieri që ka shkëlqyer në Kampionatet Botërore me Meksikën ka befasuar klubin spanjoll në çastet kur pritej vetëm firma në kontratë. Gardiani 40-vjeçar i kërkoi zyrtarëve të Burgosit të ndryshonin një pikë në kontratën e tyre në mënyrë që të nënshkruante. Portieri meksikan është larguar më pas për të pirë një kafe, por nuk u kthye më në zyrë. Oçoa u zhduk papritur, teksa drejtuesit e skuadrës spanjolle nuk arritën të kontaktonin më me të as nëpërmjet enturazhit të tij. Sipas stafit menaxherial të lojtarit, shkaku i braktisjes së këtij tranferimi ishin ato financiare. Pala e portierit të Meksikës pretendon se klubi nuk i ofronte as minimumin e rrogës së ligës së dytë spanolle, kampionat në të...