Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Asgjë nuk ka ndryshuar”/ ‘Dukja’ e re e kabinetit, reagon gazetari: Ndryshimet e shpeshta në qeveri janë spektakël
I ftuar në një studio televizive gazetari Armand Maho tha se rotacionet e vazhdueshme në kabinet nuk kanë sjellë asnjë rezultat konkret, duke theksuar se problemet me drogën, trafikun dhe kriminalitetin mbeten të njëjtat. “Ne themi qeveria Rama 4, në fakt është qeveria Rama 13, sepse ai vit për vit ka ndryshuar qeverinë. Mbaro plazhin e i fut një të ndryshuar qeverinë. Çfarë më ndryshon mua nëse ikën Pirro Vengu dhe vjen Zeqineja në krye të Ministrisë së Mbrojtjes? Çfarë ndryshoi se iku Damian Gjiknuri, nga infrastruktura dhe erdhi Belinda Balluku? Çfarë ka ndryshuar që kanë ndryshuar nja 5 a 6, që nga ai kampioni i luftës kundër drogës, që nga Saimir Tahiri e deri tani unë nuk e di sesa ministra rendi janë ndërruar....