Zyrtarizohen dy afrime te Partizani dhe Egnatia

Zyrtarizohen dy afrime te Partizani dhe Egnatia

Merkato është mbyllur, por klubet shqiptare vazhdojnë të prezantojnë afrime të lojtarëve, të cilët janë regjistruar para se të mbyllej afati kalimtar. Partizani ka njoftuar afrimin e sulmuesit Rrok Toma. 21-vjeçari është pjesë e Kombëtares Shpresa, ndërsa vjen te kryeqytetasit nga italianët e AlbinoLeffe. Toma e njeh mirë kampionatin shqiptar, pasi sezonin e kaluar luajti me Teutën. “FK Partizani me kënaqësi zyrtarizon arritjen e transferimit të lojtarit Rrok Toma nga ekipi italian UC AlbinoLeffe. Sulmuesi 21 vjeçar tashmë do të jetë pjesë e Partizanit, pasi ka firmosur me të kuqtë një kontratë 3 vjeçare me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon. Toma aktualisht kontigjent i ekipit tonë përfaqësues U-21 do ti bashkohet të kuqve pas impenjimeve me kuqezinjtë në dy testet miqësore ndaj Gjermanisë...