Burimi:
Sportiim.al

Foto © Sportiim.al
Laporte mbetet larg Bilbaos, shkak dokumentacioni i Al Nasr
Trajneri Ernesto Valverde e dëshirote te skuadra e tij baske. Mirpo ëndrra e tij por dhe e gjithë ambientit të Atletik Bilbaos për ta parë Ajmerik Laporte përsëri me fanellën e skuadrës është zhdukur, për momentin. Pas negociatave komplekse që u zvarritën deri në momentet e fundit, Al Nasr nuk arriti të paraqiste dokumentet e nevojshme për të përfunduar transferimin në kohë. Me sistemin TMS tashmë të mbyllur, mbrojtësi i kombëtares spanjolle nuk mund të regjistrohet këtë verë. Nëse FIFA nuk ndërhyn, marrëveshja mund të rifillojë vetëm në afatin kalimtar të dimrit. Laporte, 30 vjeç, kishte arritur një marrëveshje trevjeçare me Atletik për t’u rikthyer në San Mamés tetë vjet pasi u largua për në Mançester Siti. Më pas ai kaloi dy sezone në Arabinë...