ZYRTARE/ Partizani bën merkato në Itali, lojtari i Kombëtares U21 vishet “i kuq”

ZYRTARE/ Partizani bën merkato në Itali, lojtari i Kombëtares U21 vishet “i kuq”

Partizani ka prezantuar mbrëmjen e sotme afrimin më të ri në merkato. Kryeqytetasit kanë bërë merkato në Itali, nga ku kanë nënshkruar me Rrok Tomën. Futbollisti i Kombëtares U21 ishte pjesë e AlbinoLeffe-s në Serinë C, ndërsa për tre sezonet e ardhshme do të mbajë të veshur fanellën e kuqe të Partizanit. Lajmin e ka përcjellë vetë klubi kryeqytetas përmes faqes zyrtare në “Facebook”. “FK Partizani me kënaqësi zyrtarizon arritjen e transferimit të lojtarit Rrok Toma nga ekipi italian UC AlbinoLeffe. Sulmuesi 21 vjeçar tashmë do të jetë pjesë e Partizanit, pasi ka firmosur me të kuqtë një kontratë 3 vjeçare me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon. Toma aktualisht kontigjent i ekipit tonë përfaqësues U-21 do ti bashkohet të kuqve pas impenjimeve me...