Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Rasti i diskutueshëm në ndeshjen Egnatia – AF Elbasani, sqarim i FSHF
Sektori i Arbitrimit në FSHF dëshiron të sqarojë episodin e minutës 90+9′ në ndeshjen Egnatia – AF Elbasani, të zhvilluar më 30 gusht 2025, të vlefshme për javën e dytë të Abissnet Superiore. Sipas formulimit aktual, rregulli i 14-të – Goditja e penalltisë: • Një shok i skuadrës së lojtarit që ekzekuton goditjen e penalltisë (sulmues) ndëshkohet për shkelje vetëm nëse: * shkelja ndikoi qartazi te portieri; ose* lojtari shkelës luan topin ose sfidon një kundërshtar për topin dhe më pas shënon, tenton të shënojë ose krijon një mundësi për të shënuar. • Një shok ekipi i portierit (mbrojtës) ndëshkohet për shkelje vetëm nëse: * shkelja ka ndikuar qartazi te goditësi; ose* lojtari shkelës luan topin ose sfidon një kundërshtar për topin dhe kjo i...