Pas Gundogan, Galatasaray do të bëjë edhe 3 goditje të tjera në merkato

Pas Gundogan, Galatasaray do të bëjë edhe 3 goditje të tjera në merkato

2 Shtator 2025 19:22 Telesport Në ligat kryesore, afati i fundit i merkatos verore ishte dita e djeshme, në Turqi merkato mbyllet më 12 shtator. Kampioni i Turqisë, Galatasaray, ende nuk e ka mbyllur merkaton dhe po planifikon të bëjë edhe 3 goditje të tjera. Ditën e sotme klubi turk prezantoi Ilkay Gundogan, i cili iu bashkohet emrave të tjerë të njohur që janë transferuar në Stamboll këtë verë si Victor Osimhen dhe Leroy Sane. “Les Violets” raporton se Galatasaray ka rënë dakord me Toulouse për transferimin e portierit të ri Guillaume Restes, i cili shihet si një element i mirë për të ardhmen. Megjithatë, objektivi kryesor për portën është Diogo Costa i Portës. Oferta e parë 20 milionë euro u refuzua nga klubi portugez,...