Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
E rëndë/ Përndiqte dhe kërcënonte ish-partneren, arrestohet 42-vjeçari shqiptar në Itali
Një shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi është denoncuar për përndjekje. Mediat italiane raportojnë se 42-vjeçari shqiptar është arrestuar në Peruxhia. Raportohet se ish-partnerja kishte kërkuar ndihmën e policisë, pasi 42-vjeçari kishte përshkallëzuar agresivitetin dhe kërcënimet e tij, duke i shkaktuar një gjendje të fortë frike dhe destabilizim të ekuilibrit të saj psiko-fizik, aq sa ajo u detyrua të ndryshonte stilin e saj të jetesës. Shqiptari, nëpërmjet mesazheve të përsëritura telefonike, kërcënimeve dhe ndjekjes së saj në këmbë dhe me makinë, duke u angazhuar në manovra të pamatura dhe të rrezikshme, e frikësoi dhe e trembi, madje edhe duke u shfaqur në shtëpinë dhe vendin e saj të punës. Pas analizimit të pamjeve filmike nga kamerat e sigurisë, hetuesit dokumentuan rastin edhe me prova,...