Miqësoret e Shqipërisë U-21, Rashica dhe Kurti: Japim maksimumin ndaj Gjermanisë e Zvicrës

Miqësoret e Shqipërisë U-21, Rashica dhe Kurti: Japim maksimumin ndaj Gjermanisë e Zvicrës

Futbollistët e Kombëtares U-21, Ermir Rashica dhe Adi Kurti, kanë folur në prag të dy ndeshjeve miqësore ndaj Gjermanisë dhe Zvicrës. Rashica vlerësoi kundërshtarët dhe theksoi se atmosfera brenda ekipit është shumë e mirë dhe të gjithë janë të motivuar për të dhënë maksimumin. “Besoj që dy ndeshjet që do i zhvillojmë do jenë shumë të forta, sepse kemi dy kundërshtarë shumë të fortë si Gjermania dhe Zvicra. Jemi në formë secili lojtar, sepse vijmë me minuta të shumta nga ekipi dhe besoj se do të dalim me një rezultat pozitiv. Objektivi është të japim maksimumin nga vetja jonë. I imi është të shënoj gola dhe të bëj më të mirën time për Kombëtaren. Atmosfera është shumë e mirë. Lojtarët janë të motivuar dhe besoj...