Ten Hag i hakërrehet Leverkusenit: “Një trajner i ri ka nevojë për kohë, ju…”

Ten Hag i hakërrehet Leverkusenit: “Një trajner i ri ka nevojë për kohë, ju…”

2 Shtator 2025 16:59 Telesport Erik ten Hag ka reaguar me keqardhje pas shkarkimit të tij nga Bayer Leverkusen. Shkarkimi ndodhi pas vetëm dy ndeshjesh, e papritur dhe e pazakontë nga një klub kaq prestigjioz. “Një trajner i ri meriton kohën e nevojshme për të zbatuar vizionin e tij dhe për të lënë gjurmë në stilin e lojës”, është shprehur tekniku. “E nisa këtë detyrë me bindje dhe energji të plotë, por drejtuesit nuk ishin të gatshëm të më jepnin kohën që më duhej. Ndihem keq për këtë”, ka shtuar ish-timonieri i Manchester United, i cili ka theksuar se nuk ka patur besim të ndërsjellë mes palëve.