Bylis afron sulmuesin kamerunas Uankeuai

Bylis afron sulmuesin kamerunas Uankeuai

Runi Eva Uankeuai është afrimi i funit i Bylis në merkaton e verës. Klubi ballshiot e ka prezantuar kështu: FK BYLIS ka kënaqësinë të njoftojë zyrtarizimin e sulmuesit nga Kameruni, Rooney Eva Wankewai, 28-vjeç me eksperiencë në disa shtete, ku është aktivizuar në Superligën greke, Bullgari, Azerbajxhan, Kinë, Iran, Algjeri, por ka luajtur edhe me përfaqësuesen U-17 dhe U-20 të Kamerunit.  Eksperienca e kamerunasit pritet që të jetë një forcë e shtuar në repartin ofensiv të skuadrës sonë. Rooney Eva Wankewai, do të jetë gati për trajnerin Josa, për sfidat e radhës. I urojmë mirëseardhjen pjesëtarit më të ri të skuadrës sonë dhe suksese. Vazhdo leximin