Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
285 mijë shqiptarë punojnë pa pagesë në bizneset familjare/ Ekspertët: Gratë më të pambrojtura…
Mbi 285 mijë shqiptarë punojnë pa pagesë në bizneset familjare gjatë vitit 2024, një rritje prej 3% krahasuar me vitin 2023. Kjo kategori përbën rreth 24.2% të gjithë forcës punëtore në vend. Gratë janë më të prekura nga ky fenomen, pasi 32.2% e grave që punojnë nuk marrin pagesë, krahasuar me vetëm 17.6% që janë meshkuj. “Ky zbulim tregon një ngarkesë të pasigurt që rëndon më tepër gratë, duke krijuar një pabarazi gati të harrueshme në vendin e punës dhe në familje”. tha Erjon Muço, ekspert i tregut të punës. Më shumë se gjysma e këtyre grave kanë vetëm arsim 8-9-vjeçar, një shenjë se arsimi i ulët rrit rrezikun e shfrytëzimit si dhe deformon tregun formal. “Duhet veprim publik dhe institucional për të mbështetur këto...