Lamtumirë Dhimitër Anagnosti ! Homazhe për babain e kinematografisë, qeveria shpall 2 shtatorin ditë zie

Lamtumirë Dhimitër Anagnosti ! Homazhe për babain e kinematografisë, qeveria shpall 2 shtatorin ditë zie

Sot, Shqipëria i dha lamtumirën e fundit mjeshtrit të kinematografisë, Dhimitër Anagnostit. Në shenjë respekti, kjo e martë është shpallur ditë zie kombëtare dhe flamujt në institucionet shtetërore u ulën në gjysmështizë. Homazhet u zhvilluan në hollin e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, ku familjarë, personalitete të artit, politikës dhe qindra qytetarë u mblodhën për të nderuar figurën e tij. Miqtë, të afërmit dhe kolegët e kujtuan Anagnostin si një artist të jashtëzakonshëm, një njeri të urtë dhe vizionar, i cili me filmat e tij i dha identitet dhe dinjitet kinemasë shqiptare. Të pranishëm në homazhe ishin edhe presidenti Bajram Begaj, kryeministri Edi Rama, kryetari i opozitrës, Sali Berisha si dhe shumë autoritete të larta shtetërore. Kreu i qeverisë nderoi Anagnostin, të cilin e...