Turneu “Syrenka Cup”/ Shqipëria U-17 nis nesër grumbullimin, trajneri Tafaj fton 20 lojtarë

Turneu “Syrenka Cup”/ Shqipëria U-17 nis nesër grumbullimin, trajneri Tafaj fton 20 lojtarë

Shqipëria U-17 nis nesër grumbullimin zyrtar në kuadër të pjesëmarrjes në turneun “Syrenka Cup”, që do të zhvillohet në Varshavë nga 4 deri më 9 shtator. Trajneri Fatjon Tafaj ka ftuar 20 futbollistë për këtë turne, ku 13 prej tyre aktivizohen në kampionate jashtë vendit, ndërsa 7 të tjerë luajnë në kampionatin shqiptar. Kuqezinjtë e vegjël do të përballen fillimisht me Poloninë, më 4 shtator në orën 16:00. Sfida e dytë është programuar më 6 shtator ndaj Norvegjisë në orën 13:00, ndërsa më 9 shtator, në orën 11:00, Shqipëria do të luajë ndeshjen e fundit të turneut kundër Rumanisë. “Syrenka Cup” është një turne i përvitshëm ku marrin pjesë ekipe kombëtare U-17 nga Europa. Për kuqezinjtë, ky turne shërben si fazë përgatitore në prag të...