Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Ochoa dhe historia më e çuditshme e merkatos: “Po firmoste, pastaj doli për një kafe dhe u zhduk…”
2 Shtator 2025 14:50 Alfred Lleshi Guillermo Ochoa është protagonisti i një prej historive më të çuditshme të merkatos në futboll. Portieri meksikan ishte vetëm një hap larg firmës me Burgos në “Segunda División”. Kontrata ishte gati, kushtet të pranuara, vizitat mjekësore të kaluara. Por në momentin e fundit, Ochoa kërkoi pak kohë, u arsyetua se do të dilte për të pirë një kafe dhe… nuk u kthye më. Telefoni i tij u fik dhe tratativa ra poshtë në mënyrë befasuese. Sipas mediave spanjolle, shkak u bë një detaj i kontratës, që portieri nuk e pëlqeu, por pas vendimit qëndronte edhe ideja se Burgos nuk ishte klubi i duhur për ta mbajtur në formë për Botërorin 2026, që do të ishte i gjashti në karrierë....