Ja si e shprehnin dashurinë Lasgushi, Migjeni, Çajupi… (Foto)

Ja si e shprehnin dashurinë Lasgushi, Migjeni, Çajupi… (Foto)

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave e Shqipërisë (DPA), kohë më parë, ka ndarë në rrjetet sociale letrat e dashurisë së disa prej kolosëve të letrave shqipe, Poradecit, Migjenit etj, duke përcjellë pasionin e tyre. “Përmes letrave, një nga format më të hijshme të shprehjes së ndijimeve, klasikët tanë kanë përjetësuar muzën e veprave të tyre, gruan”, shkruan Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave. DPA solli një buqetë kartolinash me vargjet e autorëve të mirënjohur, duke ftuar lexuesit të përzgjedhin njërën prej tyre, për t’ia shprehur dashurinë njeriut të zemrës. DPA shton se, në erën digjitale letrat cilësohen anakronike, por mbeten gjithsesi mënyra më autentike e shprehjes së emocioneve. Kartolinat e përzgjedhura janë shkruar nga Lasgush Poradeci, Migjeni, Mid’hat Frashëri e Andon Z. Çajupi. ObserverKult Lexo edhe:...