Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Ka “rilindur” tek Evertoni, Grealish thumbon Guardiolën: Rashë sërish në dashuri me futbollin…
2 Shtator 2025 14:05 Alfred Lleshi Jack Grealish ka rigjetur vetveten pas dy sezoneve të vështira te Manchester City. Pep Guardiola pranoi se lojtari duhej të luante më shumë për të rifituar nivelin e tij, huazimi tek Evertoni po i jep të drejtë. Në vetëm dy ndeshje si titullar ka dhënë 4 asiste, dyfishin e atyre me “qytetarët” në dy sezone. 29-vjeçari është bërë, pas Jeremy Goss, i vetmi lojtar në Premier League që regjistron dy ose më shumë asistime në dy ndeshjet e para si titular, me një ekip të ri. Përveçse lider në asistime në 5 ligat kryesore europiane, ai udhëheq edhe në duele të fituara, faulle të provokuara dhe driblime të kompletuara javën e fundit. “Ndjehem sikur po e shijoj futbollin siç...