Në kërkim ndërkombëtar për evazion fiskal, kapet teksa tentoi të hynte në Shqipëri 55-vjeçari serb

Në kërkim ndërkombëtar për evazion fiskal, kapet teksa tentoi të hynte në Shqipëri 55-vjeçari serb

Një 55-vjeçar serb u ndalua në pikën kufitare të Morinës, teksa tentonte të hynte në territorin e Republikës së Shqipërisë, ndërkohë që rezultonte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet gjermane për krime ekonomike. Gjatë shkëmbimit të të dhënave me autoritetet gjermane, rezultoi se ndaj tij ishte lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar nga Gjykata e Mainz, për vepra penale që lidhen me evazion fiskal dhe përfitim të paligjshëm të pagave dhe shpërblimeve të personave të tjerë. Aktualisht, Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët gjermanë, ka nisur procedurat për ekstradimin e 55-vjeçarit drejt Gjermanisë. PKK Morinë Tentoi të hynte në Republikën e Shqipërisë, ndërkohë që kërkohej nga autoritetet gjermane, për krime ekonomike, ndalohet 55-vjeçari serb. Si rezultat i kontrolleve dhe verifikimeve të imtësishme në hyrje/dalje, me...