Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Nuk e grumbulloi në kombëtare, Tuchel zbulon arsyen pse mungon ylli i Real Madrid
2 Shtator 2025 13:00 Telesport Kombëtarja e Anglisë rinis kualifikueset e Kupës së Botës 2026 në një pozicion të fortë, duke kryesuar grupin e tyre me tre fitore radhazi (në këtë grup bën pjesë edher Shqipëria). Megjithatë, vëmendja është kthyer te vendimi i habitshëm i Thomas Tuchel për ta lënë Trent Alexander-Arnold jashtë skuadrës. Mbrojtësi i Real Madrid do të humbasë ndeshjet e Anglisë kundër Andorrës dhe Serbisë. Trajneri gjerman shpjegon arsyetimin pas vendimit në një konferencë për shtyp: “Nuk ka dyshim se jam një tifoz i madh i Trent, për talentin dhe personalitetin e tij”. “Por, për këtë grumbullim, kam zgjedhur Reece James dhe Tino Livramento. Ai është një lojtar i shkëlqyer që do të jetë gjithmonë në garë. E di që ai donte...