Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
Liza Brozi: A do të shihemi para fundit?
Ndahem ngadalë prej aromës së tij,prej zërit, prej rrëmujës, aq ngadalësa mund të ikë dikush që ka kohë për asgjënë.Dhe unë gjithmonë kam patur kohë për asgjënë. Në fillim i pashë fytyrën,pastaj hapat e në fund gjurmët dhe sytë e mi bëhen më të zinj,flokët rriten thuajse një pëllëmbëprej kur fillova të marr frymë prej asgjësë. Dhe kjo është e mrekullueshme. Ndiej që kam kohë për detyrat e shtëpisë,T’i them një fjalë të bukur dikujt që po vdes,T’i qesh me shpirt një hipokriti dhe të pi çajin pa u shqetësuar për rehatinë e askujt. Ndoshta genetika ime është aq e pastër për t’u trashëguar.Por asgjëja m’i ka hapur sytë dhe unë po pres…Asgjënë. A do të shihemi para fundit? ObserverKult Lexo edhe: A DO TË PUBLIKOHET?...