Dhimitër Anagnosti, mjeshtri që filmoi shpirtin shqiptar

Dhimitër Anagnosti, mjeshtri që filmoi shpirtin shqiptar

Dhimitër Anagnosti Nga Lutfi Dervishi Dhimitër Anagnosti u largua, por kinemaja e tij jeton. Filmat e tij nuk pranojnë të plaken, sepse nuk ishin thjesht kinema, por pasqyra ku herë u pamë siç ishim dhe herë siç duhet të ishim.Breza të tërë u rritën duke mësuar lirinë në sytë e fëmijëve te Lulëkuqet mbi mure…, panë hijet e së shkuarës që riktheheshin te Kthimi i ushtrisë së vdekur. Zbuluam veten dhe problemet tona te Në shtëpinë tonë, ndjemë tensionin moral te Duel i heshtur, dhe buzëqeshëm hidhur me satirën e Përrallë nga e Kaluara. Sepse Anagnosti dinte ta kthente jetën e zakonshme në art.Siç thoshte vetë, “jetë të gjatë kanë veprat që ngrenë pyetje dhe trajtojnë jetën njerëzore” – dhe filmat e tij e dëshmojnë...