Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Edon Zhegrova merr numrin e legjendës së Juventusit
Juventusi ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e përhershëm të sulmuesit kosovar Edon Zhegrova nga skuadra franceze Lille. Bardhezinjtë kanë paguar 20 milionë euro për të siguruar shërbimet e anësorit 26-vjeçar, duke fituar garën ndaj Olympique Marseille, që gjithashtu ishte e interesuar për lojtarin. Zhegrova ka nënshkruar kontratë afatgjatë me kampionët italianë, që do ta mbajë të lidhur me klubin deri në qershor të vitit 2030. Në fanellë, sulmuesi kosovar do të mbajë numrin 11, të veshur më parë nga legjenda çeke e klubit torinez, Pavel Nedved. “Është si një ëndërr për mua, një moment i mrekullueshëm për mua dhe familjen time. Ndihem i nderuar që e vesh këtë fanellë dhe do ta vesh me shumë krenari. Do t’i jap më të mirën këtij ekipi”, u shpreh Zhegrova...