Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Milani firmos “in extremis” me mbrojtësin 19-vjeçar gjerman, ja detajet e kontratës
2 Shtator 2025 7:59 Alfred Lleshi David Uyoyo Odogu është lojtari më i ri i Milanit. Pas regjistrimit të kontratës në “Lega Serie A”, klubi kuqezi zyrtarizoi mbrojtësin gjerman me një komunikatë. Odogu ka nënshkruar deri më 30 qershor 2029, me opsion për zgjatje deri më 2030. I lindur më 3 qershor 2006 në Berlin, ai u formua në akademitë e Union Berlin dhe Wolfsburgut. Në prill 2025 debutoi me skuadrën e parë të Wolfsburgut, duke grumbulluar 3 paraqitje. Odogu është pjesë e kombëtareve të moshave të Gjermanisë, me të cilat ka fituar Europianin U-17 në vitin 2023 dhe Botërorin U-17 po atë vit. Milani ka konfirmuar gjithashtu se mbrojtësi 19-vjeçar do të mbajë fanellën me numrin 27.