Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Gallatasarai mund të marrë Lukman, përdoret e njëjta strategji si me Osimhen
Adriatik BALLA Lëvizjet në treg vijojnë edhe në orët e fundit të merkatos verore. Raportimet e fundit tregojnë se Gallatasarai po vazhdon të monitorojë situatën rreth sulmuesit të Atalantës, Ademola Lukman, dhe skuadra turke mund të ndjekë një taktikë të ngjashme me atë që përdori për të sjellë Viktor Osimhen nga Napoli verën e kaluar. Lukman mbetet ende lojtar i Atalantës në ditën e fundit të merkatos së verës, pavarësisht se më herët këtë verë kishte dorëzuar një kërkesë zyrtare për transferim pasi një kalim i mundshëm te Interi dështoi në mënyrë spektakolare. “Zikaltrit” kishin bërë një ofertë prej 45 milionë euro për sulmuesin nigerian, por ajo u refuzua më herët gjatë merkatos. Ky refuzim e shtyu lojtarin të publikonte një deklaratë në rrjetet sociale,...