Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Zvicra e shqetësuar nga zgjedhjet që bëjnë shqiptarët, drejtori Tami: Më të mirët mbeten me fanellën tonë
Adriatik BALLA Zvicra, Shqipëria dhe Kosova janë futur në një spirale rivaliteti kush do të mund të përfitojë më shumë nga talentet shqiptare që luajnë në kampionatin zviceran e të dala nga akademitë dhe ekipet kombëtare të moshave të Zvicrës. Disa syresh kanë zgjedhur të luajnë për Shqipërinë, e të tjerë për Kosovën. Natyrisht, ka dhe të tjerë si Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri, pra më të mirët, që kanë zgjedhur të luajnë për zviceranët. Drejtori i përfaqësueses së Zvicrës, Pierluigi Tami, ka folur të hënën në konferencë për shtyp, në prag të ndeshjes me Kosovën. Zvicra e Kosova përballen të premten në Bazel, në nismë të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026. Tami është pyetur për vendimin e Leon Avdullahut për të luajtur për...