Çitaku: Lista Serbe nuk na shantazhon, qëndrimi ynë mbetet parimor

Çitaku: Lista Serbe nuk na shantazhon, qëndrimi ynë mbetet parimor

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës dhe e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj nënkryetares së parë të Kuvendit, Albulena Haxhiu, duke theksuar se Lista Serbe nuk ka asnjë mundësi për t’i shantazhuar, pasi sipas saj, nuk janë bërë kurrë marrëveshje të fshehta me ta.Në një postim në Facebook, Çitaku shkruan:“Albulenë, Lista Serbe nuk ka si të na shantazhojë, sepse ne nuk kemi bërë kurrë marrëveshje të fshehta e të ndyra me ta, as kundër veteranëve, as pazare të dështuara për gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese. Qëndrimi ynë është parimor, në mbrojtje të rendit kushtetues, të cilin ju e sfidoni pa fund. Ju mund të provoni ta relativizoni të vërtetën, por nuk mund ta fshini.”Ajo ka shtuar se: “Jeni ju që keni lidhur paktet...